Zbulohet një planet i ri
Astronomët thonë se kanë gjetur një planet të ri gati tri herë më të madh se Toka. Studimi i botuar të mërkurën në Revistën mbretërore Astronomike tregon se trupi qiellor “NGTS-4b” është i ngjashëm me Neptunin dhe e kanë pagëzuar tashmë me emrin “Planeti i ndaluar”.
Eksoplaneti, i quajtur kështu për shkak se ekziston jashtë sistemit tonë diellor, u zbulua në shkretëtirën neptuniane. Kjo zonë merr një nxehtësi dhe rrezatim aq të fortë, saqë fillimisht ishte menduar se planetet aty nuk do të ishin në gjendje ta ruanin atmosferën e tyre të gaztë. “NGTS-4b” ka arritur ta bëjë këtë, ndaj ju vu pseudonimi “i ndaluari”. Ky planet është shumë afër yllit të vet, të cilin e orbiton çdo 1.3 ditë. “Pra, një vit në këtë planet është vetëm 1.3 ditë”, tha Daniel Bayliss, nga Universiteti i Warwick-ut.
“Kur ndodhesh aq pranë një ylli merr rrezatim të mjaftueshëm sa për t’i fshirë shtresat e atmosferës së një planeti të përmasave të Neptunit. Ne mendojmë se temperatura atje mund të jetë ndoshta rreth 1.000 gradë Celsius”, vazhdon eksperti. “NGTS-4b” është 920 vite-dritë larg planetit tonë.