Zbulohet një shpellë në malin e Tomorrit
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) njofton se gjatë monitorimit në Buranjë në Malin e Tomorrit, në fshatin Gjerbës, u morën të dhënat për Shpellën e Pëllumbave. Disa metra pas hyrjes së ngushtë, shpella zgjerohej në një dhomë rreth 20 m të gjatë, 6-8 m të gjerë dhe rreth 10 m të lartë. Në tavanin e saj kishte koloni të lakuriqëve të natës. Më pas shpella ishte në dorën galeri, 2-3 m e lartë, po aq e gjerë e që vazhdonte disa qindra.
“Sipas shoqëruesit të grupit, një banori të fshatit, tregoi se ai kishte shkuar deri 300 m thellë. Atje shpella ngushtohet dhe degëzohet në dy drejtime. Shpella përshkohet nga një rrjedhje uji, që nuk e bëri të mundur më lëvizjen në të. Rryma e ujit, afër hyrjes, humbiste në një kanal anësor të ngushtë. Ekspertët arritën të hyjnë deri rreth 40 m”,- njofton AKZM në buletinin e muajit nëntor.