Zbulohet pas një shekulli e dashura sekrete e Leninit

 

Është rigjetur pas thuajse një shekulli fotografia e të dashurës së “Babait të komunizmit” Leninit.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Apollinariya Yakubova mendohet se ka qenë dashuria e vërtetë e liderit rus.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fotografia e saj kishte humbur prej thuajse 100 vjetësh por është rigjetur sërish nga studiuesit.

Të gjithë e dinin për dashurinë sekrete të Leninit por pamja e saj ka qenë gjithmonë mister.

Në letrat e gjetura të Leninit ai i referohej asaj me emrin “Liroshka”, një formë përkëdhelie në rusisht për njeriun e zemrës.

Fama e saj ishte shtrirë në gjithë Rusinë, madje dhe e shoqja e Leninit e pranonte se “Liroshka” ka qenë dashuria e vërtetë.

Por megjithëse ka kaluar plot një shekull interesi për zbulimin e pamjes së saj ka qenë tepër i madh.

Fotografia është zbuluar nga Robert Henderson, një njohës i mirë i historisë ruse që e gjeti foton në arkivat ruse.

Apollinariya përshkruhet nga bashkëkohësit si një femër me vullnet të çeliktë dhe që s’kishte frikë nga asgjë.

Ajo madje thuhet se e refuzoi propozimin për martesë të Leninit, një plagë që liderit historik rus nuk iu mbyll kurrë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?