Zbulohet sa ka kushtuar dasma e princeshë Dianës me princin Charles

Ceremonia e Princit Charles dhe Princeshës Diana në 1981 u quajt “dasma e shekullit”, dhe është e lehtë të kuptohet pse.

Martesat u shikua nga një audiencë televizive e vlerësuar prej 750 milion njerëz, me ngjarje të mbajtura rreth Komonuelthit në festimin e ditës së veçantë të çiftit.

Por ajo që na bën kurreshtarë të gjithëve është të dimë sesa ka qenë fatura e kësaj ceremonie.

Dasma, e mbajtur në Katedralen e Shën Palit, mendohet të ketë kushtuar rreth 57 milionë paund.

Vetëm fustani i nusërisë së Diannës ka kushtuar 11 mijë paund.

Dhe të mos harrojmë të përmendim një nga shpenzimet më të mëdha, atë të sigurimit, që ka kushtuar rreth 490,000 paund.

Një fakt tjetër interesant që duhet të dini është se kjo nuk është dasma më e shtrenjtë e mbretërorëve.

Më e shtrenjta është ajo e Shejh Mohammed bin Zayed Al Nahyan në Abu Dhabi me princeshë Salama-n.

Dasma e tyre ka kushtuar 100 milion dollarë, ose 75.5 milion paund.

SHKARKO APP