Zbuloni gjënë më të rëndësishme në jetën tuaj me vetëm një pyetje
E keni menduar ndonjëherë se cila është gjëja më e rëndësishme në jetën tuaj? Dikush do të thotë familja, dikush do të zgjidhte shtëpinë që ka investuar për vite të tëra, dikush shoqërinë etj. Bright Side, që fokusohet më së shumti në lojrat me trurin, ka realizuar disa pyetje specifike.
Gjithë loja funksionon kështu: Nëse duhet të bëni 5 gjëra njëkohësisht (situatat në vijim) cilën do të zgjidhni ta bëni të parën?
1. Të qetësoni një bebe që po qan.
2. Të merrni rrobat nga teli, sepse po bie shi i rrëmbyeshëm.
3. Të mbyllni rubinetin sepse uji po nis të rrjedhë në dyshemenë tuaj.
4. Të hapni derën pasi po troket dikush.
5. T’i përgjigjeni telefonit.
Nisur nga zgjedhja juaj arrini të kuptoni se çfarë çmoni më shumë në jetë. Pra, dikush që do të vrapojë tek fëmija, lë të kuptohet që është një njeri i dhënë pas familjes dhe përkujdesjes për të. Personat që do të vrapojnë për të mbyllur rubinetin apo për të mbledhur rrobat nga teli, janë njerëz që i vlerësojnë gjërat që kanë arritur për shumë kohë, i vendosin ato si prioritet, sepse fundja për ato ditë kanë punuar. Nga ana tjetër, nëse do të hapnit derën apo telefonin, duhet thënë se jeni njerëz që çmoni më së shumti familjen, por edhe shoqërinë e njerëzit e afërt.
Nëse asnjë prej tyre nuk është e rëndësishme për ju, prisni se këtu jemi; do të gjejmë/shpikim lojra të tjera.