Zbuloni të gjitha shenjat që tregojnë se keni jetuar një jetë tjetër para kësaj

Shumica prej nesh, janë ndjerë të pafuqishëm për të shpjeguar disa situata apo ndjesi të çudishme që na kanë ndodhur pa ndonjë shkak të caktuar. Por, të gjithë kemi dëgjuar për hipotezën që disa prej nesh, kanë jetuar një jetë tjetër më parë, duke u bazuar në teorinë e rimishërimit.

Një ndër shenjat dalluese, që tregon se ju keni jetuar një jetë tjetër, është tërheqja e pashpjegueshme për një periudhë të caktuar kohore. Ky është një fakt që mund të tregojë se shpirti juaj është rimishëruar shumë herë. Më poshtë, ju rendisim disa nga shenjat më dalluese të këtij fenomeni.

Ëndrrat e përsëritura

Ëndrrat janë një reflektim i mendjes, reflektim mendimeve tona kur jemi të pavetëdijshëm dhe disa besojnë se ëndrrat e përsëritura mund të pasqyrojnë përvojat e kaluara në jetën tjetër. Disa njerëz ëndërrojnë për vende dhe njerëz që ju duken shumë të njohur, pavarësisht se asnjëherë nuk kanë qenë në ato vende apo realisht nuk i njohin fare njerëzit në fjalë.

Ka shumë raste të fëmijëve të vegjël që kanë kujtime ku mund t’i përshkruajnë me saktësi njerëzit, vendet ose ngjarjet që nuk i kanë përjetuar kurrë. Megjithëse këto kujtime mund të jenë thjesht fantazi ose mosmarrëveshje, ato gjithashtu mund të sugjerojnë lidhje me jetën e kaluar.

Intuitë e fortë

Nëse keni një parandjenjë për diçka që nuk ka ndodhur ose jeni në gjendje të kuptoni diçka pa jua shpjeguar, atëherë ju mund të keni intuitë të fortë. Intuita e fortë kërkon mençuri, por ndoshta kjo ndodh për shkak se ju i keni përjetuar dikur këto ngjarje dhe tashmë dini saktësisht sesi të silleni.

Déjà vu

Të gjithë, së paku e kanë përjetuar njëherë ndjesinë e déjà vu. Zakonisht, ky fenomen shkaktohet nga aroma të njohura, tinguj, pamje, si dhe shumë faktorë të tjerë. Ndërsa mendohet të shkaktohet nga disonancat neurologjike, disa besojnë se ky fenomen zbulon përvojën e kaluar të jetës ose reflekton dimensione të tjera, siç mund të jenë universet paralele.

Ti je një ‘empat’!

Empathët mund të thithin emocionet, energjinë dhe dhembjen e atyre që janë përreth tyre, duke përjetuar drejtpërdrejt dhe duke ndjerë atë që përjetojnë të tjerët. Kjo mund të tregojë se shpirti është ringjallur shumë herë dhe ka aftësinë të kapërcejë vetëveten dhe t’i vijë në ndihmë të tjerëve.

Ti je një shpirt i vjetër

Thjesht fakti se ndiheni më i vjetër se sa jeni me të vërtetë, është një shenjë tjetër që keni jetuar më parë një jetë tjetër. Ju arrini të keni nostalgji të pashpjegueshme për periudha të caktuara kohore, duke treguar se ju e keni përjetuar njëherë atë periudhë.

Frika ose fobia

Frika e pashpjegueshme dhe e fortë ose fobitë, mund të ekzistojnë nga përvojat tuaja gjatë një jete të kaluar. Disa studiues, besojnë se ne mund të përjetojmë traumat tona të së shkuarës në formën e frikës.

Ju keni një shok shpirti

Ndonjëherë ndiejmë një lidhje të pashpjegueshme të fortë me një qenie tjetër njerëzore, duke thënë shpeshherë se keni gjetur një shok shpirti. Mendohet që një lidhje shpirtërore e tillë, të ndodhë me dikë që e keni njohur nga një jetë e kaluar.

SHKARKO APP