Zelanda e Re me flamur të ri?

 

Flamuri është simboli kyç për çdo shtet, por mesa duket Zelandën e Re, kërkon ta ndryshojë flamurin ekzistues me një të ri. Zelanda e Re ka filluar referendumin, përmes të cilit do të përcaktohet nëse vendi do të ketë flamur të ri. Por a mund ta ndryshojë një shtet, simbolin e saj? Zelenda e Re kërkon të ndryshojë formën dhe ngjyrat e flamurit sepse ato nuk përfaqësojnë, shtetin e rimoderuar, por ngjason me flamurin e Australisë.

Ka më pak se një muaj kohë për të dërguar në votim, se cilin nga pesë flamujt, potencial të ri, ata preferojnë. Një votim i dytë, do të bëhet në vitin 2016, ku banorët e Zelandës së Re, do të përgjigjen nëse ata duan të zëvendësojnë flamurin ekzistues.

Lajmin e ka bërë të ditur, Kryeministri John Key, ku  është shprehur se: "Flamuri i tanishëm nuk e përfaqëson Zelandën e Re, Zelandën moderne. Ky flamur është shumë i ngjashëm me atë të Australisë, por janë sondazhet ato që tregojnë se shumica e banorëve në Zelandë të Re, duan ta mbajnë flamurin e vjetër".

 

R.Shtylla

SHKARKO APP