Zëvendësoni lentet e kontaktit me syzet optike/ Kështu mund të ndaloni përhapjen e Covid-19

Koronavirus është shndërruar në një kërcënim për të gjitha grupmoshat, edhe pse më së shumti për moshën e tretë. Por sipas mjekëve është dhe një tjetër kategori individësh që duhet të tregojë kujdes të vecantë ndaj këtij virusi, të cilët janë personat që përdorin lente kontakti në vend të syzeve optike.

Për të zvogëluar përhapjen e virusit pandemik që shkakton Covid-19, ekspertët sugjerojnë se është koha që të vendosni lentet e kontaktit në raft dhe të filloni të përdorni sërish syzet optike, kjo për shkak se syzet mund t’ju ​​ndihmojë të ndaloni të prekni fytyrën tuaj më pak, sipas studiuesve.

Përdoruesit e lenteve të kontaktit jo vetëm që prekin sytë për t’i vënë dhe hequr ato dy herë ose më shumë gjatë ditës, por ata gjithashtu prekin sytë dhe fytyrën shumë më tepër sesa njerëzit që nuk i përdorin ato. Kjo rrit rrezikun e ndaj prekjes së virusit, për shkak së shumë prej përdoruesve mund të neglizhojnë faktin që duhet të lajnë duart shpesh dhe mirë.

Syzet optike, gjithashtu mund të ofrojnë më shumë mbrojtje nga çdo grimcë e virusit që qarkullon në ajër, edhe pse probabiliteti që të infektoheni nga virusi është më i lartë nëpërmjet hundës dhe gojës.

Burimi: CNN

/SCAN

SHKARKO APP