Zgjodhi të mos ishte më dashnore, vajza në kërkim të dashurisë e pëson keq nga interneti
Një vajzë hoqi dorë nga lidhja me një burrë të martuar për të rinisur jetën nga e para. Zgjidhja e saj ishin aplikacionet e takimit, të cilat nuk rezultuan aq të mira sa mendonte.
Në letrën e dërguar për E.Jean, ajo tregoi se u dashurua me një djalë francez i cili u masturbua para saj në takimin e parë dhe më pas u zhduk.
Letra: Pasi i dhashë fund lidhjes së dashurisë prej 6 vitesh me një burrë të martuar, fillova të njoh njeëz online. Një djalë, një prej francezëve më të bukur, 36 vjeç dhe beqar shfaqi interes të madh për mua. Ai thoshte se kishte gjetur gruan e ëndrrave. Unë shkova në parajsë me këtë mesazh!
Më në fund, ne vendosëm të flasim me kamera. Unë u vesha bukur për takimin tonë të parë dhe mu deshën disa minuta të kuptoj se gjatë bisedës, ai po prekte dhe luante me veten para meje. Dukej qartë se ishte eksituar.
Ne jemi të rritur, po kjo ishte pak e bezdisshme! Gjithë ky zjarr që në takimin e parë? Por ai është kaq i bukur dhe i zgjuar, ka kompaninë e tij. Në një moment, ai thjesht fiku kamerën dhe nuk kam dëgjuar më për të. Jam shumë e mërzitur. Ai më pëlqente kaq shumë. Unë kam një punë të mirë. I kam shkruajtur disa herë dhe e kam ftuar të më vizitojë dhe do ti paguaj gjithçka. A duhet ta pyes përse nuk më shkruan më? Jam fiksuar keq me të! Çfarë kam bërë gabim? Ai është një princ!
E.Jean: Ne e kujptojmë të gjithë çfarë ka ndodhur. Ti je gjysmë e vdekur nga një ndarje e komplikuar dhe je në kërkim të dashurisë. Ti gjete mashkullin perfekt në rrjete sociale, i cili është i pasur dhe ka kompaninë e tij.
Nuk dua të të lëndoj, por ti duhet të kuptosh se një mashkull nuk të do nëse masturbohet para teje në takimin e parë.
Gjithashtu jam shumë e shqetësuar që e ke ftuar të të vizitojë dhe t’ia paguash të gjitha. Ti duhet të takosh një konsulent që të dish çfarë të bësh me jetën tënde.
Ti je një vajzë e zgjuar dhe të mësosh nga lëndimet për tu bërë më e mirë se sa je.