Zgjohet nga koma pas 5 muajsh, takon fëmijën e saj për herë të parë

Një grua, e cila kishte rënë në gjendje kome pas një aksidenti gjatë kohës që ishte shtatzënë, është zgjuar pas 5 muajsh në gjendje kome. 20-vjeçarja Sharista Giles nga Tennessee, SHBA, në shjetor të vitit të kaluar pësoi një aksident të rëndë me makinë dhe mjekët i dhanë pak shpresa për mbijetesë.

Kur ndodhi aksidenti, Sharista Giles ishte 5-muajshe shtatzënë, ndërsa mjekët u detyruan që në muajin janar të sjellin në jetë para kohe foshnjën e saj.

Të mërkurën, pas 5 muajsh në koma, 20-vjeçarja u zgjua nga koma dhe takoi për herë të parë foshnjën e lindur gjatë "mungesës" së saj.

SHKARKO APP