Zgjohet nga koma pas një viti prej aromës së … parave

Ndodhej në koma prej një viti dhe është rizgjuar papritur.

Kjo ka ndodhur kur infermierët i kaluan nën hundë para. Ka mjaftuar të ndjejë “aromën” e 100 yuanëve të cilët vlejnë rreth 16 dollarë, që Xiao Li, nga Shenzhen, në Kinë, të kthehej pas nga “gjumi” i tij në shtratin e spitalit ku ndodhej i shtruar.

Lajmi, i publikuar nga “Central European News”, përshkruan kënaqësinë e personelit mjekësor para “ringjalljes” së pacientit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ishte e jashtëzakonshme, – ka thënë një nga mjekët, Liu Tang. – Nuk kisha parë asnjëherë një gjë të tillë në 20 vjet profesion”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Li kishte rënë në koma nga gushti 2013 pas një jave të kaluar pa fjetur në një internet-kafe, ku po punonte për të zbuluar ide për biznesin.

Për muaj, mjekët u përpoqën ta zgjojnë, por ishte e kotë, derisa familjarët e tij treguan atë që ai donte më shumë se çdo gjë tjetër në botë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?