Zhgënjen vaksina e Oksfordit, ofron vetëm 70% mbrojtje nga COVID-19
Vaksina e koronavirusit e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit ofron vetëm 70% siguri ndaj Covid-19. Ky rezultat erdhi pas një prove të gjerë tek njerëzit.
Kjo është quajtur një triumf dhe një zhgënjim në të njëjtën kohë, pasi vaksinat Pfizer dhe Moderna treguan mbrojtje prej 95%. Sidoqoftë, vaksina e Oxford është shumë më e lirë dhe është më e lehtë për t’u ruajtur dhe për të arritur në çdo cep të botës sesa dy të tjerat.
Pra, vaksina do të luajë rol të rëndësishëm në trajtimin e pandemisë, nëse miratohet nga rregullatorët.
Ekzistojnë gjithashtu të dhëna intriguese që sugjerojnë përsosjen e dozës dhe rritjen e mbrojtjes nga Covid-19 deri në 90%. Studiuesit e Oksfordit kanë kryer procesin e nxjerrjes së vaksinës në një kohë prej 10 muajsh.