10 filmat më të mirë të vitit që lamë pas
Në mbyllje të çdo viti zakonisht bëhen bilancet, qofshin këto për mirë apo për keq.
Kështu ndodh edhe në botën e kinematografisë. BBC ka renditur 10 filmat më të bukur të vitit 2015. Më poshtë ju sjellim listën me këto filma, të cilat vinë edhe si sugjerime për festa. Renditja nis nga filmi i rendituar në vendin e 10-të, për të përfunduar tek filmi më i mirë i vitit.
- Amy
Amy Winehouse bëri vetëm dy albume dhe vdiq në moshën 27 vjeçare. Por jeta e saj ishte e “rrallë”, abuzimi me alkoolin, sjelljet e çrregullta dhe gjithcka tjetër kanë qenë në fokus të mediave. Kështu të gjitha këto dhe plot detaje të tjera, vinë në një film të vetëm të tilluar Asif Kapadia, ku pershonazhi kryesor që personifikon emin ka njëkohësisht të gjitha sjelljet e saj. Është cilësuar si një nga 10 filmat më të mirë të vitit 2015.
2. Clouds of Sils Maria
Retë e Sils Maria (Clouds of Sils Maria” është një nga filmat më të mirë që janë realizuar përgjatë vitit 2015. Filmi është realizuar nga regjisori Ingmar Bergman. Filmi ndër të tjera, është vlerësuar si një simfoni emoicionesh. Ndërsa titulli “Retë” është një metaforë e fuqishme.
- Creed
Psikodrama “Creed” është një nga realizimet më të mira të vitit 2015 dhe një nga filmat që sugjerohet të shihni gjatë ditëve të festave. Michael B Jordan, si bir i Apollo Creed, shpik një lloj të ri të performancës së yjeve. Sylvester Stallone është një nga aktorët që e bën këtë film edhe më emocionues.
- The end of the tour
Nëqoftëse dëshironi të shihni një film që të gjithë flasin për të, që nuk ka komplot, të mos iu mërzisë dhe të iu bëjë të buzëqeshni, “The end of the tour” është filmi i duhur. Filmi është realizuar nga romani me të njëjtin titull.
- Inside out
Përmes personazheve vizatimor, por që mishërojnë cilësitë e personazheve të gjallë e të rritur tregon për vizonet, luftën ndaj ndjenjave, sesi krijuar dhe sesi e kuptojmë njëri-tjetrin.
- Trainwreck
Filmi “Trainwreck” duket si një përrallë e një vajze të braktisur dhe në fokus është një herionë, një gazetare e një reviste, Amy Schumer. Asaj i pëlqen të veprojë në mënyrë të papërgjegjshme.
- Going Clear
Filmi “Going Clear” është një film i zhanrit shkencor dhe thriller, i cili realizohet në një burg. Është konsideruar një nga prurjet më të mira të vitit që po lëmë pas.
8. Love & Mercy
Si do ta përcaktonit Brian Wilson, një gjeni të muzikës pop apo një njeri me personalitet të brishtë? Drama “Love&Mercy” është portretizim i shkëlqyer i të rinjve të talentuar, por me dyzime.
- Mad Max: Fury Road
Pas tre dekadash, regjisori George Miller ka sjellur një luftëtar origjinal në një arenë të fuqishme veprimi të titulluar “Mas Max”. Është renditur në vendin e dytë si filmi më i mirë i vitit 2015.
- Carol
Filmi më i mirë për vitin 2015, i cilësuar nga kinematografia botërore renditet Carol, i cili sjell një tablo të moderuar të vitit 1950.
Përshtati: S.L