10 gratë më të zgjuara të të gjitha kohërave

Gazeta më e madhe gjermane, Bild, ka publikuar renditjen e dhjetë grave më të zgjuara në botë.

1- Margaret Thatcher

Zonja e Hekurt nuk ishte vetëm kryeministrja e Britanisë së Madhe, por edhe një zbuluese. Ajo ka studiuar për kimi dhe shkenca juridike në Oksford. Bashkë me një ekip ka zbuluar akulloren e butë.

2- Hannah Arendt

Filozofja shkroi kundër sistemeve totalitare dhe ndoqi si reportere procesin kundër nazistit Adolf Eichmann në Jeruzalem. Vlerësohet si një nga mendimtaret politike me më shumë ndikim të kohëve moderne.

3- Sally Ride

Astrofizikantja e njohur u bë amerikania e parë në hapësirë në vitin 1983. Pas kësaj, ajo drejtoi një sektor të rëndësishëm kërkimesh në NASA dhe punoi për misionin e suksesshëm në Mars, të quajtur Pathfinder.

4- Marie Curie

Polakja studioi në Francë, në Sorbonne. Gjatë kërkimeve të saj zbuloi radioaktivitetin. Mbajtësja e dy çmimeve Nobel në Kimi e Fizikë, është edhe krijuesja e fjalës radioaktiv.

5-Sharon Stone

Aktorja 54 vjeçare është e bukur dhe e zgjuar. Biondina ka një koeficient inteligjence- IQ- prej 154 pikësh dhe ka studiuar shkenca kulturore.

6- Mbretëresha Elizabeta e Parë

Ajo drejtoi Anglinë në periudhën e Rilindjes, ku u promovuan mes të tjerëve edhe William Shakespeare dhe Francis Bacon. Ajo fliste vetë gjashtë gjuhë dhe përkthente shkrimet e lashta.

7- Dr. Marion Doenhoff

Ishte gazetarja më e rëndësishme e Republikës Federale gjermane. Editore e gazetës “Die Zeit”.

8- Kleopatra

Ishte faraonja e fundit femër. Ishte një stratege gjeniale dhe një mjeshtre e politikës. Zotëronte nëntë gjuhë dhe ndikimi i saj zgjati për shekuj në Egjipt.

9- Alicia Keys

Është 34 vjeçe, ka fituar 14 çmime Grammy dhe është një legjendë e muzikës soul. Është shumë e talentuar dhe përveç kësaj ka qenë një nxënëse shumë e mirë. Mori diplomën e shkollës së mesme në moshën 16 vjeçare si nxënësja më e mirë.

10- Rosa Luxemburg

Mbaroi shkollën në mënyrë të shkëlqyer dhe kreu doktoraturën për shkenca politike. Veprat e saj në sociologji dhe shkenca politike janë edhe sot një referencë e domosdoshme.

SHKARKO APP