10 ide për takimin tuaj të parë

1- Darkoni sëbashku
Ndoshta nuk duket shumë ide interesante, por është mirë të njihni një person gjatë kohës që darkoni. Ju do të keni kohë të diskutoni rreth shumë temave e mund ta kaloni disa orë sëbashku.
2. Ftojeni për kafe ose akullore
Kjo është mënyra më e thjeshtë për të ftuar dikë në takimin e parë. Personi që ftoni do të jetë më i çliruar e me shumë mundësi do të thotë “Po”.
2- Ftojeni në një event sportiv
Jo gjithmonë takimi i parë duhet të jetë serioz. Blini një biletë për një event sportiv dhe mund ta kaloni orë mjaft argëtuese pranë personit që iu pëlqen.
3- Koncert
Ashtu sikurse edhe për sportin e njëjta gjë vlen edhe për koncertet. Shfrytëzoni mundësinë që të argëtoheni duke ndjekur aktivitete kulturore.
4- Kinema
Një biletë për kinema është gjithmonë më argëtuese sesa ju mendoni. Ju mund të njihni njëri – tjetrin gjatë kohës së filmit, por edhe mund ta organizoni daljen tuaj në kinema sëbashku me darkën.
5- Piknik
Argëtohuni me njëri – tjetrin teksa kaloni një ditë në piknik. Jo vetëm që mund të luani, të shijoni drekën sëbashku por edhe do të njihni njëri – tjetrin më shumë.
6- Vizitë në kopshtin zoologjik
Nqs ju të dy preferoni natyrën apo kafshët, një vizitë në kopshtin zoologjik do të ishte zgjedhja e duhur.
7. Qëndroni aktiv
Pavarësisht se cilën nga idetë do të zgjidhni, mos harroni të jeni aktiv në takimin e parë. Duke zgjedhur që në takimin e parë të aktivizoheni në aktivitete sportive, do vini re se do të argëtoheni dhe njiheni më shumë me tjetrin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?