10 shtetet me nivelin më të mirë të mirë të jetesës

 

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim ka publikuar raportin e saj vjetor, ku tregohen vendet që kanë cilësi më të mirë të jetesës në të gjithë botën.
Për ta bërë këtë, OECD ka studiuar një numër të madh vendesh në të gjithë parametrat e ndryshme të mirëqenies, duke përfshirë balancën punë-jetë, pasurinë financiare dhe cilësinë e mjedisit.
Këto janë 10 vendet që kanë shënuar rekordin më të lartë për jetesën.

1. Norvegjia

Vendi u zhvendos nga i dyti në radhë të parë, krahasuar me vitin e kaluar. Njerëzit janë duke jetuar jetën e tyre më plot të mira në Norvegji, ku shumica kanë punë të mirëpaguar, një nivel të lartë të arsimimi dhe  jetojnë një mesatare prej 82 vitesh.

2. Islanda
Vendi ka kaluar nëntë pika nga indeksi i vitit të kaluar, duke u renditur këtë vit si vendi i dytë me jetesën më të mirë. Që nga viti 2013, shkalla e papunësisë dhe niveli i saj ndotjes në Islansdë ka rënë ndjeshëm. Shtëpi për akullnajat, burime të ngrohta dhe Ujëvara e Skogafoss, në këtë mënyrë Islanda ka rubinetat e ujit më të pastër në të gjithë botën.

3. Zvicra

Shkalla e papunësisë në Zvicër është rreth 3.5%, një nga më të ultat në botë.

4. Australia

Megjithëse vendi renditet si numri një, për dy vitet e fundit Australia ra në vendin e katërt, duke iu referuar treguesve të 2015-ës.
OECD ka treguar se njerëzit kanë një ndjenjë të fortë të komunitetit në Australi.
92% e australianëve besojnë se ata e dinë që dikush mund të mbështetet tek ata dhe ata mund të mbështeten tek dikush.

5. Amerika

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në krahasim me vitin e kaluar kanë patur një përmirësim në fushat e strehimit, të ardhurave dhe pasurisë. Të ardhurat e disponueshme mesatare familjare janë 41,355 $ në vit, gati dy herë mesatarja e të gjitha vendeve në studim.

6. Kanadaja

Ky vend renditet shumë lartë përsa i përket standardeve të strehimit. Në Kanada, shtëpitë mesatarisht përmbajnë 2.5 dhoma për person, shkallën më të lartë në të gjithë studimin e OECD-së.

7. Suedia

Njerëzit në Suedi kanë një nivel të lartë të angazhimit qytetar. Vitin e kaluar, 86% e banorëve të saj shkuan në votime për zgjedhjet parlamentare.

8. Hollanda

Ky vend mbahet një nga vendet me nivelin më të lartë arsimit. Shifrat e publikuara nga OECD tregojnë se të arsimuarit në Hollandë kanë një nivel disa herë më të lartë mbi mesataren e parashikuar në matemarikë dhe lexim.

9. Zelanda e Re

Ndotjet janë relativisht të ulëta në Zelandën e Re, kryesisht për shkak të popullsisë së saj të ulët dhe të pozicionuar në afërsi të detit.

10. Danimarka

Renditet në vendin e 10-të si një nga vendet me jetesë më të mirë në botë. Danimarka paguan pushimet 5 herë në vit për punonjësit e saj. Vetëm 2% e njerëzve daneze thonë se ata punojnë me orë të zgjatura, në krahasim me mesataren e OECD-së prej 13%, një përqindje që rritet çdo vit.

Burimi: Business Insider

Përgatiti: Sidorela Lepri 

SHKARKO APP