10 vendet më paqësore në botë

Një studim i ri tregon se bota është bërë pak më paqësore. Studimi i publikuar të enjten nga Instituti për Ekonominë dhe Paqen, tregoi se si janë 163 shtete dhe territore të pavarura sipas niveleve të tyre të paqes. Studimi i institutit, ka zbuluar se:”Bota u bë 0.28 për qind më paqësore në krahasim me vitin e kaluar, me 93 vende që përmirësohen në qetësi dhe vetëm 68 që përkeqësohen”,-raporton “Koha Jonë”.

Islanda kryeson listën me rezultatin më të ulët ose indeksin e paqes, duke e bërë atë vendin më paqësor, një titull që ka mbajtur që nga viti 2008.

Europa mbetet rajoni më i qetë gjeografik në botë, pavarësisht nga sulmet terroriste në disa vende, duke pretenduar se tetë nga 10 vendet e para janë renditur nga një numër faktorësh paqësorë. Vlen të përmendet se sulmi i fundit në Manchester Arena, nuk përfshihej në fushën e të dhënave.

Gjashtë nga nëntë rajonet e botës u bënë më paqësore, me përmirës në Amerikën e Jugut, ku u gjetën rritje të dukshme në Guajanë, Argjentinë, Peru dhe Paraguai.

Trendet e paqes gjatë dekadës së fundit, megjithatë, janë pak më të zymta. Referuar studimit, niveli global i paqes është përkeqësuar me 2.14 për qind që kur organizata ka lëshuar indeksin e saj në vitin 2008. Tetëdhjetë vende janë përmirësuar gjatë dekadës së fundit, ndërsa 83 vende janë përkeqësuar.

Rezultati rajonal i paqes në Amerikën Veriore ra në pjesën më të madhe për shkak të Shteteve të Bashkuara. Ndërsa Kanadaja pa një përmirësim, rezultati i saj u kompensua nga një rënie shumë më e madhe në renditjen e paqes.

Shtetet e Bashkuara u renditën në vendin e 114 nga 163 shtete në vlerësimin global. “Viti i kaluar ka qenë një shqetësim shumë i madh për SHBA-në, me fushatën presidenciale duke theksuar ndarjet e thella brenda shoqërisë amerikane”, sipas studimit.

Sudani i Jugut është përsëri shtet më i brishtë në botë. Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut janë rajoni më pak paqësor në botë. Siria mbetet vendi më pak paqësor në botë edhe këtë vit. Ajo është renditur midis pesë vendeve më pak paqësore në botë që nga fillimi i luftës civile në vitin 2013.

Këto janë vendet më paqësore në botë, sipas një analize të të dhënave nga Instituti për Ekonominë dhe Paqen:

Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë

SHKARKO APP