10-vjeçari që peshon 190 kg, ja “receta” që po i heq kile (VIDEO)

Ushqimet me yndyrë dhe zakonet dietike jo të shëndetshme po “lënë” fëmijët dhe adoleshentë të preken nga mbipesha. Ndërsa shumë fëmijë në mbarë botën luftojnë me obezitetin, situata mund të përkeqësohet deri në masën që të jetë tronditëse.

Ky djalë 10-vjeçar nga Indonezia duket se po paguan çmimin e zakonit të pakontrolluar për të pirë coca-cola dhe për të konsumuar pizza.

Tabloiti “Deccan Chronicle” shkruan se Ayran tani peshon afërsisht 190 kg dhe është vetëm 10 vjeç. Prindërit e tij, pohuan se djali i tyre konusmonte një “dietë” me oriz, petë dhe mish çdo ditë dhe kur Ayra-n ishte i uritur, kjo i alarmonte prindëri të cilët i jepnin ushqim pa kontroll dhe shumë coca-cola, raporton “Koha Jonë”.

Mjekët u tronditën kur panë gjendjen e tij dhe e vendosën atë në një dietë të rreptë, por kjo ishte e kotë, pasi ai nuk po humbiste në peshë. Ata vendosën ti bënin një operacion për të zvogëluar madhësinë e stomakut të tij. Ayra vazhdoi të humbiste 16 kg pas operacionit dhe së fundi ka humbur edhe 2 kilogramë.

Pesha e Ayra-s ishte shumë për kornizën e një 10-vjeçari. Ai qëndron në shtëpi pasi që të shkojë në shkollë mbetet ende e pamundur dhe prindërit e tij nuk gjejnë rroba të përshtatshme.

Mjekët tani po monitorojnë humbjen e peshës dhe mendojnë se në një vit ai do të jetë më pak se 100 kg, pasi oreksi i tij do të ulet me uljen e niveleve të hormoneve të urisë.

Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=sksdm8nL-9M” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP