100 milionë euro për “Portën e Alpeve” në Shkodër, ministri Karakaçi: Siguron sezon turistik gjatë gjithë vitit
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi deklaroi se në mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratua një projekt i rëndësishëm infrastrukturor për qarkun e Shkodrës.
Në komunikimin me gazetarët, pas përfundimit të mbledhjes, Karakaçi tha se projekti quhet “Porta e Alpeve” dhe është i financuar në vlerën 50 milionë euro me Bankën Evropiane të Investimeve dhe 50 milionë euro nga buxheti i shtetit.
“Pra, kemi një vlerë totale prej 100 milionë euro për projektin “Porta e Alpeve” në Shkodër, për projekte infrastrukturore të natyrave të veçanta. Programi dhe marrëveshja kanë disa komponentë. I pari ka të bëjë me rehabilitimin e shesheve urbane, rikonstruksionin e bulevardeve dhe krijimin e qendrave multifunksionale, duke u dhënë më shumë hapësira qytetarëve të të gjithë qarkut”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

