101 deputetë në Kuvend? Bylykbashi kundër Ramës: Zhduk pluralizmin dhe partitë e vogla

Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi kundërshton idenë e kryeministrit Edi Rama për reduktimin e numrit të deputetëve në parlament nga 140 në 101. Sipas tij, një ndryshim i tillë kushtetues do të vriste pluralizmin.

”Po flasim për themelet kushtetuese që kërkojnë debat të gjerë, dhe nuk është si të forcojmë Edi Ramën apo si ta shpëtojmë duke bërë sulltan Edi Ramën. Ky është parakushti si mos ta bësh një sistem zgjedhor. Konkluzioni i parë që del nga zvogëlimi i deputetëve, është që pothuajse zhduken partitë e vogla, do të zhduket pluralizmi brenda Parlamentit. Për rrjedhojë, autokratizmi është shumë i mundshëm”, tha Bylykbashi.

I mandatuar për të bashkëdrejtuar komisionin e reformës elektorale, Bylykbashi këmbëngul në ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe rikthimin e koalicionit me listë të përbërë. “Ky sistem zgjedhor është toksik. Dëmin ia shkakton pluralizmit politik. Fakti që ky sistem, duhet të ikë, sigurisht e bën çështje prioritare sa na takon ne, dhe në çdo rast ne do vazhdojmë të ngulim këmbë, dhe rikthimin e koalicionit siç ka qenë dikur“, tha Bylykbashi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Krahas nevojës për një sistem të ri zgjedhor, Partia Demokratike kërkon edhe implementimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, veçanërisht për keqpërdorimin e burimeve shtetërore në zgjedhje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?