117-vjeçarja shqiptare ndër më të moshuarat në botë, Rama i jep pension të posaçëm

Qamile Marra, e cila sipas dokumenteve zyrtare ka lindur më 19 gusht 1909, është bërë pjesë e një vendimi të posaçëm për përfitimin e një shtese të konsiderueshme në pension. Kryeministri Edi Rama ka akorduar për 117-vjeçaren një pension të barabartë me dhjetëfishin e pensionit social, i cili aktualisht është 10 222 lekë.

Historia e pensionit të saj është po aq e veçantë sa mosha. Përfitimi prej 9 600 lekësh iu ndërpre pasi ajo mbushi 100 vjeçe, ndërsa djali i saj vijoi për vite me radhë përpjekjet administrative për rikthimin e pensionit. Sipas të dhënave të bëra publike, procesi zgjati rreth shtatë vjet.

Datëlindja e Qamile Marrës e vendos atë në një pozicion të veçantë edhe në raport me rekordin botëror të jetëgjatësisë. Ajo rezulton të ketë lindur dy ditë para britanikes Ethel Caterham, e cila mban aktualisht rekordin Guinness si personi më i vjetër i gjallë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi për shtesën e pensionit vjen kështu në një moment të veçantë për 117-vjeçaren, emri i së cilës lidhet jo vetëm me një histori të gjatë jetësore, por edhe me një rast të pazakontë administrativ.

Swiss Digital Mobile Reklama

K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA

V E N D I M PËR DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR ZNJ. QAMILE METAN MARRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror znj. Qamile Metan Marra, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?