12 fëmijët e të famshmëve që u rritën për t’u bërë thuajse ‘të panjohur’
Duket sikur vetëm dje kemi parë Angelina Jolie dhe Brad Pitt që mbanin të sapolindurit e tyre të bukur për herë të parë.
Dhe a është e vërtetë që shumë kohë më parë, që kur vumë re se si Lourdes Leon dukej krejtësisht si nëna e saj, Madonna?
Koha fluturon aq shpejt saqë nuk mund të besojmë që engjëjt e ëmbël janë rritur të gjithë tani!
Bright Side ka sjell një listë me 12 fëmijët e të famshmëve në versionin “pastaj dhe tani”, fëmijë të cilët janë të gatshëm të shkëlqejnë aq sa prindërit e tyre të famshëm, transmeton Telegrafi.
Ever Gabo Anderson (Milla Jovovich dhe Paul William Scott Anderson)
Pavarësisht nga mosha e saj e re, Little Ever është duke marrë hapat e saj të parë në modelim. Gjithmonë ajo dhe nëna e saj shfaqen shpesh së bashku në koopertinat e revistave të njohura, si “Cookie” dhe “Vogue”. Edhe vitin e kaluar ato u paraqitën së bashku nënë e bijë në kopertinën e “VS Magazine”.
Zahara Marley Jolie-Pitt (Angelina Jolie dhe Brad Pitt)
Zahara u bë pjesë e familjes Jolie-Pitt në vitin 2005, kur Angelina vendosi të adoptonte një vajzë të braktisur nga Etiopia. 10 vjet më vonë, nëna biologjike e Zaharas u zgjua me dëshirën e saj për t’u rilidhur me vajzën e saj. Vajza ishte e lumtur të njihte nënën e saj dhe thuhet se dëshiron të qëndrojë në kontakt në të ardhmen.
Lily-Rose Melody Depp (Johnny Depp dhe Vanessa Paradis)
Ashtu si prindërit e saj të talentuar, Lily-Rose është shumë e zënë me karrierën e saj të aktrimit dhe modelimit. Ajo tashmë është shfaqur në “Tusk” dhe “Yoga Hosers”, dhe aktualisht merr pjesë në disa projekte interesante. Duke ndjekur gjurmët e nënës së saj, Lily-Rose u bë muza e stilistit Karl Lagerfeld.
James Wilkie Broderick (Sarah Jessica Parker dhe Matthew Broderick)
14-vjeçari James është fëmija i parë në familjen e lumtur Broderick. Siç pritej, djali mori rrugën e modës, frymëzuar nga prindërit e tij të famshëm.
Lourdes Maria Ciccone-Leon (Madonna dhe Carlos Leon)
Madonna duhet të jetë shumë krenare për vajzën e saj. Në moshën 14-vjeçare, e bukura dhe e guximshmja Lourdes, lansoi markën e saj të modës, “Material Girl”. Deri në moshën 20 vjeçare ajo kishte filluar karrierën e saj si aktore dhe këngëtare. Një rrugë e gjatë e pret përpara atë!
Shiloh Nouvel Jolie-Pitt (Angelina Jolie dhe Brad Pitt)
Është një nga fëmijët më të famshëm, (11 vjeç këtë vit). Ajo është një version i bukur i nënës së saj kur ishte foshnje, duke u karakterizuar me të njëjtat tipare buzësh dhe sy të mëdhenj. Megjithatë, vajza e bukur dikur tha se donte të ishte një djalë, dhe kërkoi të quhej Gjon.
Jaden Smith (Will Smith dhe Jada Pinkett Smith)
Kur ishte hera e fundit që keni parë djalin karizmatik të vogël nga Karate Kid? Po, ky është ai! Ky aktor 19-vjeçar, balerin, dhe rreper është rritur, dhe tani mahnit me bukurinë e tij.
Madelaine West Duchovny (David Duchovny dhe Téa Leoni)
Vajza 17-vjeçare e David Duchovny u rrit për të qenë një vajzë e mirë që e do sportin dhe fotografinë, merr nota të mira dhe shpesh merr pjesë në koncertet e babait të saj.
Brooklyn Beckham (David Beckham dhe Victoria Beckham)
Lojtar futbolli, model, aktor…Duket se ky djalë mund të bëjë gjithçka. Brooklyn kohët e fundit shtoi një tjetër pasion në këtë listë: ai u bë një fotograf. Në moshën 17-vjeçare, ai arriti të merrte fotografi të shkëlqyera për reklamat më të fundit të aromës britanike “Burberry” në Britani.
Ava Elizabeth Phillippe (Reese Witherspoon dhe Ryan Phillippe)
Është e mahnitshme se si Ava Elizabeth duket si motra binjake e nënës së saj. Zonja e re aktualisht po studion artin dhe ndan artet e saj në Instagram. Kush e di, ndoshta një ditë Ava do të bëhet një artiste me famë botërore?
Frances Bean Cobain (Kurt Cobain dhe Courtney Love)
Këto është ajo, i vetmi fëmijë i Kurt Cobain dhe Courtney Love – një vajzë që u rrit shumë shpejt dhe pothuajse shkoi pa u vënë re. Kjo 24-vjeçare nuk është vetëm e bukur, por edhe një artiste shumë e talentuar.
Maddox Chivan Jolie-Pitt (Angelina Jolie dhe Brad Pitt)
Maddox sapo ka mbushur 16 vjeç, por tashmë flet tri gjuhë (anglisht, frëngjisht dhe gjuhën khmer). Ai ka punuar në projektin “First They Killed My Father: A Daughter of Cambodia Remembers, së bashku me nënën e tij.