120-vjeçari leksione për jetëgjatësinë, thelbi është disiplina (FOTO)

“Disiplina është gjëja më e rëndësishme në jetën e dikujt. Duhet disiplinë në zakonet e ushqimit, ushtrime dhe dëshirave seksuale. Kontrolli mbi nevojat tuaja është fitimi më i madh në jetë. Unë kam jetuar kaq gjatë për shkak se gjërat materiale nuk më bëjnë të lumtur”.

Murg 120-vjeçar i Indisë i cili pretendon të jetë njeriu më i vjetër në botë, rrëfen për jetën e tij të shëndetshme. Ai ndan sekrete nga jetëgjatësia e tij, nisur nga yoga, ushqimi pa erëza dhe për marrëdhëniet seksuale.

Sipas detajeve në pasaportën e tij, Swami Sivananda u lind më 8 gusht të 1896. I njëjti vit, kur Mbretëresha Victoria tejkaloi gjyshin e saj, Mbretin George III si monarku më jetëgjatë në historinë britanike.

Pasi ka qenë  dëshmitar i qindra ngjarje të mëdha në historinë e botës, Swami Sivananda tani është duke aplikuar për Guinness World Records për të verifikuar pretendimin e tij që është personi më i vjetër, pas Jiroemon Kimura nga Japonia që ndërroi jetë në 2013 në moshën 116 vjeç.

Sivananda, i cili ka lindur në një familje shumë të varfër në Kalkuta të Indisë, jeton ende në qytetin e Varanasi. Pavarësisht moshës së tij të habitshme, ai jeton pa asnjë ndihmë mjekësore, e ku nuk hedh dorë nga yoga për orë të tëra çdo ditë.

Sivananda, i cili festoi ditëlindjen e tij të 121, kur ai ishte në Kalkuta, beson se kohët kanë ndryshuar, por ai mbetet ende i njëjti.

Ai tha: “Sepse unë kam lindur në varfëri dhe kurrë nuk kanë pasur kërkesa të mëdha nga jeta. Në ditët e sotme, njerëzit janë të pakënaqur, të sëmurë dhe janë bërë të pandershëm, e cila dhemb më shumë. Unë dua vetëm që njerëzit të jenë të lumtur, të shëndetshëm dhe paqësor”.

Përshtati: Redjon Shtylla.

 

SHKARKO APP