FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

145 km në orë në tunel, ja sa vite burg mund të dënohet shqiptari në Zvicër

Në tunelin Sonnenberg ku lejohej shpejtësia maksimale prej 80 kilometrash në orë, një shtetas shqiptar i moshës 48 vjeçare ka zhvilluar me makinën e tij një shpejtësi prej 145 kilometrash në orë.

Për këtë tejkalim shpejtësie që ka ndodhur në vitin 2015, ai do të përgjigjet para Gjykatës së Krimeve në Lucern, shkruan albinfo.ch.

Prokuroria Publike e Lucernit e ka paditur atë duke iu referuar rrezikshmërisë që paraqet ngasja kaq e shpejtë sidomos në tunel. Personi në fjalë mund të dënohet me deri 15 muaj burg dhe me një gjobë prej 1500 frangash.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri në shqiptimin e dënimit, për të akuzuarin vlen prezumimi i pafajësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?