19 vjecarja: Nuk kam kryer seks me Noizy-n, edhe pse çmendem pas tij
Adoleshentja e klipeve hot dhe e lajmeve edhe më hot, e njohur si Kristjana Saxobeat, ka rrëfyer në emisionin Oktapod të Turjan Hyskajt, të gjitha të vërtetat e përfolura mbi mardhëniet që ka patur dhe ka me reperët më të njohur shqiptarë. 19 vjecarja ka sqaruar se me Noizy-n nuk ka kryer mardhënie seksuale, edhe pse ka qenë e cmendur pas tij. Lidhur me disa lajme të publikuara në njoftimet rozë, se ajo ka hedhur në publik, disa mesazhe të Noizy-t, ku “merrte ftesë” për 16 “seanca” mardhëniesh intime brenda një nate, Kristjana u shpreh se sms-të ia kanë nxjerrë shoqet e saj, të cilave ua kishte dërguar nga dëshira që Noizy i ishte përgjigjur.
Balerina i kërkoi publikisht falje reperit, i cili sipas saj, tashmë nuk i flet më. Lidhur me disa foto të saj me n jë tjetër reper, “kundërshtarin” e Noizy-t, Stresin, 19 vjecarja tha se me këtë të fundit ka bashkëpunim dhe bisedon për punë, ashtu sic bën edhe me një tjetër reper, Ledrin. Adoleshentja u tregua “e hapur” kur foli për mardhëniet shoqërore, duke thënë se për të, mund të ketë edhe sex mes miqve, e të vazhdojë shoqëria. Duke përsëritur faktin se për cdo veprim që bën ka edhe miratimin e mamasë së saj, Kristjana njoftoi se së shpejti do të jetë pjesë e një filmi, si edhe do të nxjerrë në treg edhe këngën e saj të parë, që është sipas saj, eskperimenti më i ri që do të provojë të bëjë.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=nJqvOaECotM” width=”560″ height=”315″]