20 % ulje, prostituta: Studentët i shpenzojnë paratë me mua, jo për libra

Ka ulje nga më të interesantet në treg. Studentët që kërkojnë të bëjnë seks me të përfitojnë 20% ulje.

Bëhet fjalë për një prostitutë në Manchester, të Britanisë së Madhe, Kat Lee e cila thotë se ka shumë kërkesa nga të rinj të cilët duan të humbasin virgjërinë, ku pjesa më e madhe prej tyre janë studentë.

– “Ata harxhojnë paratë e tyre për seks në vend që t’i shpenzojnë për ushqim apo për libra”, thotë pornostarja 29-vjeçare. Më tej ajo tregon se kërkesat e saj janë të shumta, saqë në vetëm dy ditë ajo ka pasur 17 rezervime. “Zakonisht vijnë ata të virgjër që nuk mund të presin të provojnë shijen e seksit të parë. Unë jam mësuesja e tyre e seksit. Punoj fort që t’ua bëj më të lehtë. Deri tani nuk kam pasur ankesa dhe ata largohen me një buzëqeshje në fytyrën e tyre”, citohet të ketë thënë prostituta Kat Lee.

 Një orë me prostitutën 29-vjeçare Lee kushton 140 pound, ndërsa studentët përfitojnë 28 pound ulje.

SHKARKO APP