2015, bankat shqiptare fituan mbi 15 miliardë lekë

Sistemi bankar në vend gjatë vitit 2015, shënoi një fitim neto prej 15.7 miliardë lekësh.

Statistikat tregojne se kjo shifër përfaqëson fitimin më të lartë vjetor të realizuar ndonjëherë dhe tregon se sistemi bankar është në një fazë të shëndetshme.

Sipas ekspertëve bankarë, ndikim në këtë tregues kanë dhënë, ulja e shpenzimeve të bankave për interesa në 14.4 miliardë lekë, ose 36% më pak krahasuar me vitin 2014. Ku të ardhurat neto nga interesat u rritën me 5.3 miliardë lekë dhe ky ishte elementi më përcaktues në rritjen me 40% të fitimit neto të sistemit bankar gjatë vitit 2015.

Ndërsa faktor shtesë, por me ndikim më të ulët, ishte edhe përmirësimi i bilancit të të ardhurave nga veprimtaritë e tjera dhe kryesisht nga këmbimi valutor.

SHKARKO APP