21 Janari, Ngjela: Ekspertët amerikanë janë rikthyer në SPAK, të përfshirë në hetime
Në hetimet për 21 Janarin janë përfshirë dhe ekspertë amerikanë, thotë avokat Spartak Ngjela, i cili e ka cilësuar të vështirë zbardhjen e ngjarjes së rëndë ku mbetën të vrarë 4 protestues.
”Ajo ditë ka qenë një ditë me humbje ekuilibri. Faj ka vetëm një palë. Faji është fajësi dhe që ka direkt përgjegjësi me vrasjen.
Janë 4 të vrarë, s’ka më diskutim për këtë. Ai ka rënë, që kur ka hyrë tek SPAK, që i kanë dhënë akuzë të re, se me akuzën e vjetër dhe mund të mos merrej një kryeministër me atë akuzë. Po të mos ishte vrarë asnjë, do të thonte njeri që ishte tubim i paligjshëm, është vrasja që ka shkaktuar tensionin.
Hetimi është nëse do të ishin lënë të lirë dhe nuk do të qëllonin, a do të rrezikohej kryeministri e enturazhin e tij. Ata dinë ta shpjegojnë sepse SPAK ka ekspertë të huaj. Është ngjarje shumë e vështirë për tu hetuar. Të shohim se cdo bëjnë ekspertët amerikanë. Kini parasysh se ekspertët amerikanë i hoqi Donald Trump nga Uashingtoni dhe i solli vetëm në Shqipëri” – tha ndër të tjera avokati.
KOHA JONË SONDAZH

