22-vjeçarja nga Librazhdi në luftë për jetën, Taluant Balla apel nga foltorja e Kuvendit: Të japim ndihmën tonë
Taulant Balla bëri një thirrje publike nga foltorja e Kuvendit, duke u kërkuar deputetëve dhe qytetarëve të kontribuojnë për të ndihmuar një vajzë 22-vjeçare nga Librazhdi, e cila po lufton për jetën si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.
Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Balla tha se vajza vuan nga cirroza autoimune, një sëmundje e rëndë e mëlçisë dhe se përballimi i trajtimit tejkalon mbështetjen që mund të ofrojë shteti. Ai theksoi se pavarësisht përpjekjeve institucionale, raste të tilla kërkojnë solidaritet më të gjerë.
“Bëhet fjalë për një vajzë 22-vjeçare nga Librazhdi që po lufton me cirrozë autoimune. Në këto raste nuk mjafton thjesht dhe vetëm mbështetja e shtetit, edhe pse do ta bëj një gjë të tillë që të mundohemi të kontribuojmë. Nëse keni mundësi, ta japim të gjithë një mbështetje”, u shpreh Balla nga foltorja e Kuvendit.
Rasti i vajzës nga Librazhdi rikthen në vëmendje vështirësitë me të cilat përballen familjet shqiptare në trajtimin e sëmundjeve të rënda, veçanërisht kur kërkohet kujdes i specializuar dhe shpenzime të larta mjekësore.
KOHA JONË SONDAZH

