230 mijë abonentë pa drita nga moti i keq, OSHEE: Drejt zgjidhjes

 

Rreth 230 mijë abonentë në rang vendi mbetën në errësirë për shkak të dëmtimit të rrjetit elektrik, si pasojë e motit të keq ditën e dielë. Zonat më problematike në vend ishin Shkodra, Durrësi dhe Fieri.

Por Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike thotë se pas ndërhyrjes së më shumë se 1.800 punonjësve, situata është përmirësuar. 

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të dielën kishim 192 fidera të dëmtuara tani kemi 30 dhe pa energji vazhdojnë të mbeten 30 mijë abonentë”, ka deklaruar Ardian Çela, administrator i OSHEE-së. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai thotë gjithashtu se situata e krijuar në vend gjatë 24 orëve të fundit ishte e paparashikueshme. 

“Rast konkret ishte nënstacioni i Kombinatit. Ai ishte i tejmbushur me ujë dhe ne nuk mund të ndërhynim sepse rrezikonim jetën e njerëzve. Sigurisht rrjeti është i amortizuar, por investimet kërkojnë para dhe kohë dhe nuk mund të pretendonim të mos kishim asnjë problem brenda 2015-s”, ka nënvizuar Çela. 

OSHEE thotë gjithashtu se objektet e rëndësishme si hidrovoret apo spitalet nuk kanë probleme me energjinë, ndërsa po merr masa për ditët në vijim, që po ashtu parashikohen të përfshihen nga shirat e rrëmbyera dhe erërat e forta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?