25 vjetori i themelimit të Grupit të Vishegradit

Placeholder Image

Me rastin e 25 vjetorit të themelimit të Grupit të Vishegradit, Ambasada e Republikës Çeke në bashkëpunim me Ambasadat e Hungarisë, Polonisë, dhe Sllovakisë, Orkestrën Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar dhe Universitetin e Arteve në Tiranë organizon një Koncert Festiv më 15 Shkurt 2016.

Koncerti do t’i paraqesë publikut shqiptar disa kryevepra të kompozitorëve që përfaqësojnë vendet e V4 – Republika Çeke, Hungaria, Polonia, Sllovakia – që përfshijnë ariat e operave çeke “Nusja e Shitur” nga Bedřich Smetana, “Rusalka” nga Antonín Dvořák, aria e Katrínas nga opera “Krútňava” nga kompozitori sllovak Eugen Suchoň, “Andante Spianato é Grande Polonaise Brillante” nga kompozitori polak dhe pianisti Fryderyk Chopin, dhe një nga koncertet për piano nga kompozitori hungarez dhe pianisti  Ferenc Liszt.

Solistët që përfaqësojnë vendet e V4-s, këngëtarja e operave, soprano Katarína Flórová nga Sllovakia, këngëtarja e operave, soprano Eliška Gattringerová nga Republika Çeke, dhe pianisti Gábor Eckhardt nga Hungaria, me famë jo vetëm në vendet e tyre të lindjes, por aktivë edhe jashtë kufijve do të mbërrijnë në Shqipëri për të performuar sëbashku me artistët shqiptarë dhe solistët në Koncertin e dirizhuar nga dirigjenti i famshëm shqiptar Jetmir Barbullushi.

Më 15 Shkurt 1991 Grupi i Vendeve të Vishegradit, i ashtuquajturi V4, u themelua në Vishegrad, Hungari. Grupi i katër shteteve, i themeluar për të ndjekur sëbashku rrugëtimin Euro-Atlantik pas rënies së Perdes së Hekurt, u transformua përgjatë ekzistencës së tij 25 vjeçare në një aleancë të fortë rajonale që koordinon sëbashku shumë politika, jo vetëm drejt BE-së dhe NATOs, por edhe në kuadër të dimensionit rajonal për të pasqyruar përfitimet e qytetarëve të Europës Qendrore.

SHKARKO APP