26 vjeç dhe kandidat për zgjedhjet e 9 nëntorit
Më 9 nëntor do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale tani në 5 bashki. Gabriel Guma është kandidatura e propozuar nga Partia Demokratike për Bashkinë e Tepelenës. Guma është 26 vjeç me origjinë nga fshati Luzat dhe ka mbaruar Fakultetin e Arkitekturës & Dizanj në Universitetin Polis. Ai është pjesë e strukturave të Partisë Demokratike në Tepelenë ndërsa tashmë synon të drejtojë qytetin e tij. Që të cilësohet si kandidat i mirfilltë, propozimi i tij fillimisht duhet të miratohet nga Kryesia e Patisë Demokratike.
KOHA JONË SONDAZH

