26 vjet PD, Albina Deda:”Sot është dita e mbiemrit të lirisë sonë”

11-Dhjetori ’90 do të kujtohet gjatë si dita e bardhë e lirisë e demokracisë në Atdheun tonë!
Kjo datë vjen sot jo vetëm si perkujtim e nderim për liderët e dhjetorit e protagonistët e saj kurajozë demokratë por së pari si angazhim për të mos humbur kurrë dhe as zbehur lirinë tonë.

Si sot 26 vjet-Demokracia shqiptare u materializua, shpresa e kaluar në letargji u zgjua e ëndrra perendimore e kombit u ringrit.
Kurrë nuk do shuhen e përjetë do kumbojnë thirrjet e shpirtit « Liri-Demokraci », »E duam Shqipërinë si gjithë Europa »!.
Natyrshëm përveç kremtimit ne sot bëjmë bilancin tonë.

Demokratët në këto vite i dhanë vendit rezultate e risi të pabesueshme. Por fatkeqësisht si paradoks e pakuptimësi sot në krye të pushtetit qëndrojnë pinjollët e kastës së kuqë të diktaturës. Ata po kthejnë vendin tonë haptas e me kamuflim në një vend të braktisur nga shpresa, nga rinia dhe integrimi!E ne duhet dhe po reflektojmë thellë jo vetëm me protesta e sllogane verbale por me ndjenjë të perforuar përgjegjësie dhe me program solid e të detajuar të ndaljes së rrenimit e progresit të integrimit.

Partia Demokratike, përpara se të jetë një forcë politike me interesat e një shprese është fuqi humane e rikthimit të një shprese!
Eshtë shpresa e lirisë, demokracisë, shtetit e ligjit, ndërtimit e përparimit. Misioni ynë përpara se të jetë politik është mision nacional i rëndësishëm e fisnik! Nuk ka sot shqiptar të vërtetë që nuk përkulet përpara 11 Dhjetorit dhe veprës së Azemit, Dr.Berisheës e bijëve liberatorë të atyre ditëve të shenjta.

Ne sot përtej përkujtimit kemi mësimin e madh se ëndrrat e mëdha të një kombi edhe në demokraci kërkojnë përherë revolucion të shpirtit, fuqi që lëviz, përtrirje të ideve dhe ngulm pa kthim për ti materializuar.
Si pjestare e atij kori rinor të lirisë së dhjetorit ’90 edhe sot ngelem po aq stoike dhe e bindur në principet mbi të cilat lindi fuqia jonë politike-Partia Demokratike.

Po aq e bindur ngelem se e keqja nacionale që sot ka fytyrën e Edi Ramës do të jetë ëndërr e keqe që i takon përkohësisë! Liria jonë është frymë që fryn dhe askush nuk mund ta ndalojë…!

Deputete e Partise Demokratike

SHKARKO APP