26-vjetori i krijimit të Policisë së Kosovës, Proda: Ata burra e gra që dje luftonin për lirinë, sot punojnë për sigurinë e shtetit

Me rastin e 26-vjetorit të krijimit të Policisë së Kosovës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda zhvilloi një vizitë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës. Proda i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Drejtues i Lartë Neritan Nallbati, dhe nga ekipi i volejbollit i Policisë së Shtetit u prit nga homologu i tij, kolonel Gazmend Hoxha.

”Jam i nderuar dhe krenar që kam privilegjin që në emër të Policisë së Shtetit shqiptar të uroj Policinë e Kosovës për 26-vjetorin e krijimit të saj. Ata burra e gra që dje luftonin për lirinë, sot luftojnë e punojnë për sigurinë e shtetit dhe qytetarëve tanë. Jam këtu për të uruar vëllezërit dhe motrat tona, për punën, sakrificën dhe rezultatet e arritura për më shumë se dy dekada e gjysmë.

Me rastin e 26-vjetorit të krijimit të Policisë së Kosovës, ju përcjell urimet e mia më të sinqerta juve personalisht dhe gjithë efektivëve të këtij institucioni të nderuar. Policia e Kosovës ka dëshmuar profesionalizëm dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve, ndërsa partneriteti ynë mbetet një garanci e fortë për sigurinë e përbashkët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ju uroj të mbani me nder flamurin e shtetit tuaj dhe atë kombëtar, dhe të përmbushni sa më mirë misionin tonë, sa të vështirë aq edhe fisnik: të mbrojmë jetën me jetë. Dëshiroj më të mirën për të gjithë burrat, gratë, djemtë dhe vajzat e Kosovës dhe, në frymën e vëllazërisë, të forcojmë bashkëpunimin për të goditur krimin e organizuar dhe trafiqet”, tha Proda.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?