295 mijë persona vizituan Butrintin në 2025-ën, Ministri Gonxhja: Një eksperiencë, jo vetëm një ndalesë
“Për vite me radhë, ky sit i jashtëzakonshëm nuk arriti të pasqyronte plotësisht potencialin e tij, për shkak të një menaxhimi të fragmentuar dhe mungesës së standardeve të konsoliduara; ndërsa sot, përmes një qasjeje të re të bazuar në mirëmenaxhim dhe vizion të qëndrueshëm, Butrinti po afirmohet si një destinacion me vlerë të shtuar në arenën ndërkombëtare. Të dhënat flasin qartë: 96% e vizitorëve janë të huaj, duke reflektuar një profil turizmi shumë tërheqës, ndërsa koha mesatare e qëndrimit prej 2.4 orësh dëshmon se Butrinti nuk është thjesht një ndalesë, por një eksperiencë që përjetohet”, shkruan ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja, në një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe pamje nga turistët e shumtë që ka vizituar këtë Butrintin.
KOHA JONË SONDAZH

