2Pac është gjallë dhe jeton në Kubë!
Kohët e fundit po përflitet gjithmonë e më shumë se reperi 2Pac Shakur është gjallë. Madje kësaj radhe ka zëra se ai po jeton në Kubë dhe është fshehur aty që prej vitit 1996.
Revista online “Reporterz” ka publikuar një foto të këngëtares së njohur dhe të dashur Rihanna së bashku me reperin. Zyrtarisht, 2Pac u vra më 7 shtator të vitit 1996 në Las Vegas. Atëherë 2Pac ishte vetëm 25 vjeç dhe u vra teksa ishte duke parë një ndjeshje boksi mes Mike Tyson dhe Beson. Vrasja e tij dhe detajet plotësuese të saj ishin tepërt të paqarta.
Ndërkohë “Reporterz” shkruan në artikullin e publikuar se se të gjitha këto, autopsia e kryer shpejtë dhe mungesa e një funerali për këngëtarin e famshëm të muzikës rep shtojnë bindjen se ai është gjallë dhe jeton Kubë. Po ashtu sikurse shtojnë arsyet se përse 2Pac mund të ketë inskenuar vdekjen e tij.
Nëse ai vërtet është gjallë, aktualisht i bie të jetë 44 vjeç.
Burimi: Reporterz/S.L