3 arsyet pse gjoksi i femrave, i “çmend” meshkujt

1. Një apel erotik

Shkenca ka vërtetuar se gjoksi i femrave, përbën në radhë të parë një “ftesë” erotike ndaj seksit të kundërt. Edhe pse nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në aspektin e riprodhimit, ai gjithmonë përfaqëson thelbin e feminitetit dhe përbën një element shumë të fortë erotik. Dhe sipas antropologëve, forma e gjoksit femëror kujton prehistorinë, kur ai ishte i lirshëm për t’u kundruar pa veshje prej meshkujve.

2. Pasojë e evolucionit

Teoria e fundit mbi gjinjtë e femrave, është lançuar nga profesor Larry Young, në universitetin Emory të SHBA-ve. Ku sipas tij, tërheqja mashkullore ndaj gjoksit femëror është thjesht pasojë e evolucionit të njeriut. E lidhur me ndjesinë e hershme emocionale që lidh nënën me fëmijën, që nga momenti i ushqyerjes me gji. Kjo sjellje instinktive është e transmetuar edhe tek meshkujt, edhe tek femrat, dhe ndihmon për të forcuar lidhjen mes prindit dhe pasardhësve.

3. Roli i oksitoksinës

Gjatë pirjes së gjirit në fëmijëri, thithkat e gjinjve të nënave, stimulojnë jo vetëm prodhimin e qumështit, por edhe të prodhimit të oksitoksinës në tru, i ashtuquajturi “hormoni i mirë” ose “i dashurisë”, duke krijuar një lidhje “të përjetshme”.

SHKARKO APP