3 vite në qeli, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-ministrit Lefter Koka për ta liruar nga burgu

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, për lirim nga qelia.

Vendimi u mor nga gjyqtari Erjon Bani, i cili nuk mori parasysh kërkesën e Kokës, për shuarje të masës me pretendimet se ka kaluar afati 3-vjeçar i paraburgimit për inceneratorin e Fierit.

Në korrik të këtij viti, Koka fitoi të drejtën e lirimit me kusht nga Gjykata e Durrësit për inceneratorin e Elbasanit, ku u dënua me 6 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjyqtari Xhevdet Lika, tha se për pjesën e mbetur të dënimit, Koka duhet te mbaje kontakte me shërbimin e provës dhe gjatë kësaj kohe nuk duhet të kryejë vepra të tjera penale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?