300 bizneset e mëdha, “në sitën” e Financave

Në fazën e dytë të aksionit të qeverisë kundër informalitetit theksi u vu tek përdorimi i instrumentëve inteligjente të analizës dhe kontrollit nga zyrat, duke minimizuar numrin e vizitave fiskale dhe kontrolleve fizike në terren.

Risi e platformës së riskut është kampionizimi i bizneseve që do të analizohen. Burime nga ministria e Financave bënë të ditur se sistemi ka përzgjedhur aktualisht 300 biznese të mëdha, të shpërndara në të gjithë rajonet e Shqipërisë, për të cilët do të zhvillohet analizë e detajuar në çdo hallkë të zinxhirit të krijimit të vlerës së shtuar, pra deri tek bizneset e vegjël fundorë.

Sipas burimeve nga ministria e Financave, përmes një sistemi on-line komunikimi, bizneset do të njoftohen në rast të evidentimit të shkeljeve apo devijimeve dhe do t’u lihet në dispozicion koha e mjaftueshme për vetëkorrigjim. Vetëm në rastet e marrjes së sinjaleve për risk të lartë nga sistemi, do të ushtrohen vizita dhe kontrolle verifikuese nga inspektorët në terren.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?