35 vite nga Dhjetori ’90, Vangjeli: Ndryshimi është i jashtëzakonshëm, por duhej të ishte më mirë

Lorenc Vangjeli vlerëson ndryshimet që ka pësuar Shqipëria dhe shoqëria shqiptare që nga dhjetori i vitit 1990, duke e përshkruar transformimin si të jashtëzakonshëm, të paprecedent dhe të pamendueshëm. ”Ka kaluar një brez i tërë që nga dhjetori ’90, dhe nëse bëhet një krahasim me situatën sot, ndryshimi është i jashtëzakonshëm”’,-tha Vangjeli. Ai theksoi se rruga që ka ndjekur vendi dhe shoqëria ka krijuar një realitet të ri gjeopolitik, ku shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë shfaqen krejt ndryshe nga një dekadë më parë.

Në emisionin ”Trialog” në RTSH, Vangjeli tha se Shqipëria është sot shumë herë më mirë se sa ka qenë, por gjithashtu shumë herë më keq se sa do të duhej të ishte, për shkak të mungesës së përkushtimit të politikës. “Ky vend gjithçka e ka me shumicë: përveç dashurisë, tensioni dhe urrejtja janë të shumta. Njerëzit që janë në politikë e shikojnë vendin në dy kënde të ndryshme: kur janë në opozitë e shohin si agjenci funerale, dhe kur janë në pushtet i ngjan konceptit të Edenit”,-shtoi Vangjeli, duke vënë në dukje dualitetin e perceptimit politik dhe shoqëror në vend.

Për të sfidat e shoqërisë shqiptare janë ende të mëdha, por ndryshimet historike dhe gjeopolitike e kanë vendosur vendin në një rrugë të re zhvillimi. Analisti Vangjeli thekson se pasiviteti i shqiptarëve lidhet ngushtë me mungesën e frymëzimit. ”Është e njëjta gotë verë nga e njëjta fuçi e helmuar. Asgjë e re, të njëjtat gjëra që kanë ndodhur në PD dhe PS. Sjellja e politikanëve të rinj duket sikur recitojnë rolet e të tjerëve. Politiakët nuk janë më në gjendje të drejtojnë dhe kontrollojnë shoqëritë, dhe këtu mund të ndodhë edhe diçka më e keqe”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?