35 vite PD, Berisha: Jemi ndër partitë e pakta të planetit që ndamë epokat
Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti fjalën e tij në aktivitetin e organizuar me rastin e 35-vjetorit të themelimit të partisë.
”Të dashur miq, ne jemi nga ato më të paktat parti të planetit që kanë ndarë epoka dhe kanë bërë histori. Që në ditën e parë të themelit tonë. Jemi një parti që në ditën e parë të ekzistencës sonë i dhamë Shqipërisë dhuratën më të çmuar, pluralizmit politik. I dhamë lirinë.
U themeluam si parti në vendin e lirive dhe të drejtave të ndaluar me kushtetutë. Si forca politike e vokacionit perëndimor shqiptar. Jemi partia e interesit kombëtar të shqiptar, shpallëm në themelimin tonë interesin kombëtar. Jemi partia që në shtetin e parë ateist të botës rikthyem besimin. Arritëm të shembim diktaturën e fundit komuniste por më të egër të Europës”,-tha ndër të tjera Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

