35 vite PD, Berisha personazhi kryesor në selinë blu

Partia Demokratike feston këtë të enjte 35-vjetorin e themelimit të saj. Selia blu mori faqe tjetër duke i vënë një banderolë me imazhin e Sali Berishës. Vetë Sali Berisha shkruan se Partia Demokratike u lind si lëvizje për liri dhe demokraci, ndërsa sot në orën 18:00 e përkujton këtë ditë në selinë blu.

PD u krijua në dhjetor të vitit 1990 nga një grup studentësh dhe intelekualësh shqiptarë midis të cilëve Azem Hajdari, Sali Berisha, Gramoz Pashko, Arben Imami, Aleksandër Meksi, Eduard Selami etj.

Kreu i Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike u zgjodh studenti Azem Hajdari. Më vonë kryetar i PD-së u zgjodh Sali Berisha, i cili mban monopolin e drejtimit të selisë blu ende sot me një grusht besnikësh të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?