Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:55 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati Paulin Filopati, 65 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Filopati ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

35-vjetori i PS, Balla: Projekti i Power Holding në Zvërnec është investimi që e fut Shqipërinë në “Ligën e Kampionëve” të turizmit ndërkombëtar

Lajme E martë, 2 Qershor 2026 19:12
35-vjetori i PS, Balla: Projekti i Power Holding në Zvërnec është investimi që e fut Shqipërinë në “Ligën e Kampionëve” të turizmit ndërkombëtar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Drejtuesi politik i qarkut Tiranë dhe kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka mbështetur investimin që pritet të bëhet në Zvërnec, gjatë aktivitetit të organizuar për 35-vjetorin e krijimit të PS-së në Tiranë. Teksa ka folur për investimet strategjike, Balla ka veçuar projektin e Power Holding në Zvërnec, për të cilin tha se do ta vendosë Shqipërinë në “Ligën e Kampionëve” të turizmit ndërkombëtar. ”Ne jemi të vetmit që do ta përmbyllim anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe ne jemi të vetmit që do ta fusim Shqipërinë në Ligën e Kampionëve të turizmit botëror”, u shpreh ai.

Fjala e plotë

Faleminderit Ogerta, në parlament shumë herë flas pa letër, po sot i kam mbledhur disa mendime. Dhe po e filloj me një fjali që tha Fatos Nano 35 vite më parë, në 12 qershor, por këtu në këtë sallë. Faleminderit! “Ne do ta bëjmë këtë vend. Askush nuk e bën tjetër!”- tha Fatos Nano më 12 qershor 1991 dhe ky angazhim u konfirmua si një kontribut konseguent i Partisë Socialiste, qoftë kur shqiptarët na besuan të qeverisim vendin, por edhe atëherë kur qëndruam në opozitë, me kontributin cilësor në konsolidimin e demokracisë në Shqipëri.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Partia Socialiste ka fituar 15 nga 20 betejat elektorale në këto 35 vjet, duke shënuar rekordin historik të padiskutueshëm: 9 fitore në 10 beteja me Edi Ramën në krye të Partisë Socialiste. Nëse dikush do më kërkonte të mblidhja në një fjali kontributin e partisë sonë në 35 vjet, atë do ta formuloja kështu:

Partia Socialiste ka meritën kryesore në Shqipëri të bërjes shtet, me institucione funksionale, shërbime europiane, ekonomi që rritet, 3 herë më e madhe ekonomia në 2025-ën sesa në 2013-ën; shoqëri me drejtësi e barazi para ligjit; një vend atraksion turistik e shtet me miq e partnerë ndërkombëtarë, me të cilët bashkëpunon me dinjitet në çdo plan dhe di të respektojë të tjerët, por duke respektuar vetveten në radhë të parë.

Sot, falë Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe lidershipit historik të Edi Ramës, Shqipëria është më afër se kurrë anëtarësimit në Bashkimin Europian. Kurrë nuk kemi qenë më afër sesa sot. E ndërsa jemi në ditë ditëlindjeje, hedhim sytë pas. Kontributi i socialistëve ka spikatur në momente të vështira e delikate, të cilat ka kaluar Shqipëria jonë në ngjarje me ngarkesë të madhe politike. E filluam me refuzimin e tentativës për uzurpimin e demokracisë me projektkushtetutën e vitit 1994. Denoncuam manipulimin e zgjedhjeve të 26 majit dhe 20 tetorit në 1996-ën nga regjimi i Saliut. Ringritëm shtetin pas falimentimit të krizës dhe rindërtuam shtetin prej korrikut të 1997-ës, miratuam Kushtetutën në 1998-ën.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kontribut i pazëvendësueshëm i Partisë Socialiste gjatë luftës për çlirimin e Kosovës. Dhe po gjatë vitit 1999, Shqipëria mori Planin e Veprimit për Anëtarësim në NATO. Dhe më 31 janar 2003 filluam zyrtarisht negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian. Beteja për transparencën e zgjedhjeve dhe denoncimi i korrupsionit që kulmuan me protestën e 21 janarit 2011.

Mund t'ju interesojë

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filo...

Para 4 orësh
Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Para 5 orësh
Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni...

Para 5 orësh

Morëm statusin e vendit kandidat në vitin 2014. Dhe pastaj Rilindja Urbane, sot me Paketën e Maleve, transformimi i infrastrukturës, Shqipëria porta më e madhe hyrëse ajrore e Ballkanit Perëndimor, numra rekord turistësh, shumëfishimi i eksporteve në bujqësi, rritja e kapaciteteve energjetike, qindra shkolla, spitale, qendra shëndetësore kudo në Shqipëri. Gati 3 herë më shumë investime të huaja direkte në një vit. Duke kulmuar me investimin e Poëer Holding në Zvërnec, që do ta vendosë Shqipërinë tonë në Ligën e Kampionëve në turizëm.

Propozuam në vitin 2008, kur ishim në opozitë, hartuam dhe miratuam reformën në drejtësi në vitin 2016, reforma më e rëndësishme në 104 vite shtet shqiptar. Prej atij momenti kur miratuam reformën në drejtësi, në Shqipëri u vendosën përballë dy fronteve. Fronti i Partisë Socialiste dhe gjithë progresistëve që mbron reformën në drejtësi dhe përballë nesh të gjithë të tjerët që janë kundër Partisë Socialiste, që janë kundër reformës në drejtësi. Por, motra e vëllezër socialistë, në këtë 35-vjetor jemi në një moment historik. Ne jemi të vetmit që do ta përmbyllim anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Dhe ne jemi të vetmit që do ta fusim… se unë futbollin e kam qejf…Shqipërinë në Ligën e Kampionëve të turizmit botëror. Prandaj, motra e vëllezër, rroftë Shqipëria, rroftë Partia Socialiste e Shqipërisë.

Etiketat e lidhura

Balla
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 4 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 4 orësh

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 5 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 5 orësh

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Më të lexuarat

1 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 8 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

2 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 5 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 4 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 7 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.