35-vjetori i themelimit të degës së PD Kavajë, Berisha-qeverisë: Hapni rrugën, revoltat nuk do të ndalen

Sali Berisha u prit nga demokratët në qytetin e Kavajës, ku mori pjesë në ceremoninë e 35-vjetorit të themelimit të degës së PD, Kavajë. Siç u vendos në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, prej datës 22 dhjetor do të nisin revoltat kombëtare deri në rrëzimin e qeverisë. Berisha tha se revoltat nuk do të ndalen dhe i bëri thirrje çdo opozitari t’i bashkohen protestës kombëtare, për votën e lirë dhe kundër korrupsionit.

Pjesë nga fjala

Partia Demokratike e Shqipërisë aq sa u themelua në qytetin studenti, po aq u themelua në qytetin e Kavajës. Të dashur miq, lëvizja antikomuniste në Kavajë ishte lëvizje antikomuniste më e fuqishme në Shqipëri. Pas qëndrimeve, demonstrimeve antikomuniste të janarit, erdhi kryengritja e fuqishme paqësore e marsit në Kavajë, në të cilën ra për të, për të mbetur i pavdekshëm heroi i parë i demokracisë shqiptare, Josif Buda. Por ato dy ditë, përballja me regjimin, ngjitet në nivelin e një legjende. Të rinjtë që janë sot në këtë shesh duhet ta dinë se ata burra që hodhën dhe shkelmuan në stadium veprat e gjakësorit, po ata që sulmuan komisariatin e policisë, secili prej tyre mund të pritej nga breshëritë e kallashnikovëve dhe të mitralozave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por ata kishin një motiv, ‘ja të vdesim, ja të rrojmë për liri’. Dhe me betejën e tyre ata çliruan Kavajën, qytetin e parë të lirë të Shqipërisë. Me betejën e tyre frymëzuan shqiptarët në Tiranë dhe kudo në të katër anët e vendit. Ndaj dhe një nderim të pakufishëm, një mirënjohje të thellë për të gjithë djemtë, burrat, gratë e Kavajës që me demonstratat e marsit çliruan qytetin e tyre. Kavaja e lirë, Kavaja demokratike, që në dhjetor të ’90-ës, luajti një rol përcaktues vendimtar për fatin e Partisë Demokratike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ishit ju, qytetarët e Kavajës, që u bëtë mburojë dhe tmerr! Mburojë për forcat demokratike në Tiranë dhe tmerr për reaksionin që kishte, që kishte rrëmbyer armët kur u shemb monumenti i Enver Hoxhës dhe donin të ktheheshin në Tiranë me armë. S’guxonin. Nuk guxonin. Vetëm e vetëm se ishte Kavaja. Ishte postblloku i lirisë. Në këto 35 vite, askush më mirë se ju nuk e mbrojti me votën e vet, me votën e e qytetarëve lirinë. Ndaj unë jam shumë mirënjohës që vij këtu, zoti kryetar i bashkisë dhe

Sot Partia Demokratike vjen në këtë 35 vjetor, ju garantoj unë, po aq e vendosur sa ditën e themelimit të saj, për të përmbysur diktaturën e dytë, të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. Sot Partia Demokratike ja doli. Ja doli me mbështetjen tuaj, me mbështetjen e demokratëve, jo vetëm të qëndrojë e fuqishme, por të mbrojë votën e shqiptarëve. Sot në të katër anët e vendit, në të katër anët e botës, është qartësuar se Edi Rama vodhi votën, se Edi Rama s’bëri zgjedhje, por farsë elektorale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?