FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

37 ditë protestë, qytetari: Janë të gjithë për t’u arrestuar! Korrupsioni s’ka të ndalur

Shënohen sot 37 ditë protestë kundër kryeministrit Rama. Ashtu si çdo ditë qytetarët janë mbledhur në orën 19:00 në sheshin Skënderbej, për të vijuar marshimin në bulevardin dëshmorët e Kombit drejt Kryeministrisë.

”Duhet ta rrëzojmë këtë qeveri. Korrupsioni nuk ka të ndaluar. Ne nuk kemi asgjë. Kjo qeveri ka bërë vetëm korrupsion. Pensionistët, i gënjen me 5 mijë lekë. Duhet ta rrëzojmë patjetër. Edi Rama duhet të dorëhiqet. Që të gjithë në PS janë për burg. Nuk janë për ne, por për xhepin e tyre”, tha një qytetar.

Qeveria ka përsëritur se është e gatshme të dëgjojë ato që i cilëson si kërkesa legjitime të protestuesve, por dënon përdorimin e simbolikës së arkivolit të shtunën para kryeministrisë. Sali Berisha nga ana tjetër refuzoi pretendimet se protesta është kapur nga demokratët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?