45 ditë anti-informalitet, Rama: Kontroll 95 bizneseve të mëdha
Kryeministri Edi Rama duke folur në mbledhjen e radhës të Këshillit Ekonomik Kombëtar, bëri një pasqyrim të detajuar të rezultateve të aksionit anti-informalitet në sektorin e biznesit.
Duke e bazuar fjalën e tij në shifra, Rama bëri të ditur se nga fillimi i aksionit anti-informalitet e deri më datë 18 tetor, administrata tatimore ka ushtruar 94 mijë kontrolle në shkallë vendi.
Nga këto kontrolle, 831 subjekte ushtronin aktivitet të padeklaruar dhe 813 subjekte kanë rezultuar me punonjës të padeklaruar.
Falë këtij aksioni, Rama tha se vetëm brenda 45 ditësh, xhiroja e deklaruar është rritur me 52%, si dhe ka një rritje me 55 milion të numrit të kuponëve tatimor të lëshuar.