5, 000 të ftuar në një dasmë me një çift jo të zakonshëm

Mijëra njerëz në shtetin verior të Indisë, në Uttar Pradesh kanë qenë dëshmitarë të një dasme të veçantë. E veçantë sepse nusja dhe dhëndri janë veç se dy qen. Një dasmë e cila u mbajt sipas traditave hindu.

Mbi 5,000 njerëz në fshatin Pawara në Indinë veriore ishin dasmorët në martesën sipas traditave Hindu, midis dy qenve, raportoi të shtunën Asian News International (ANI).

“Martesa u zhvillua sipas traditave hindu dhe mysafirët me entuziazëm të plotë, u përfshinë në ambientin festiv. Pjesëmarrësit kërcenin me meloditë e një DJ. Kuzhina tradicionale indiane u ka shërbyer edhe për të ftuarit e dasmës”, raportoi ANI.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nusja është quajtur Shaguniya dhe dhëndëri është quajtur SHAGUN. Pronari i qenushes Shaguniya është shprehur se: “Edhe pse ajo është qeni im, ajo është si vajza time”, ka thënë në ditën e madhe tejet emocionale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përshtati: Redjon Shtylla

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=DMcHbFfT7us” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?