5 Euro, tani edhe në formë monedhe

Gjermania do të vë në qarkullim nga sot e tutje monedhat 5 euro, në formë metalike.

Gjatë prezantimit të kësaj monedhe, ministria gjermane e Financave ka thënë se është tërësisht e re, jo vetëm që do të jetë pesë euro e parë në Gjermani por edhe për shkak se do të jetë një kombinim i komponentëve metalike dhe plastike.

‘Deutsche Bundesbank’, tha se monedha do të jetë e vlefshme për të bërë të gjitha pagesat në Gjermani.

Sipas ministrisë së financave, kjo monedhë nuk do të mund të falsifikohet në asnjë mënyrë.

Njëra anë e projektuar nga Stefan Klein, përmban të gjitha kontinentet brenda rrethit blu në formë plastike, ndërsa ana tjetër metalike e projektuar nga Alina Hoyer, ka një shqiponjë që është simboli zyrtar i vendit dhe është i rrethuar me 12 yje evropiane.

5 euroshi edhe në formë metalike (Foto)

SHKARKO APP