5 fakte pak të njohura për Michelle Obamën
Zonja e parë e Shtetit Amerikan, Michelle Obama ka qenë vazhdimisht në sy të publikut për tetë vjet. Në Shtetet e Bashkuara, ajo është veçanërisht është e njohur për zakonet e ushqim të shëndetshëm dhe për përkrahjen e kopshtarisë organike. Por ka shumë më tepër për të zbuluar në lidhje me gruan e Presidentit Obama, të cilën ai e quan “kështjella ime”.
Ajo ushtron 90 minuta palestër, 3 herë në javë – Sipas miqve të saj, ajo punon “si një gladiator,” zgjohet sa më shpejt, bën palestër, ngre pesha dhe bën kikboks plus aktivitete të tjera”.
Ajo la një karrierë si juriste në shërbimin publik – Michelle Obama shkëlqeu në shkollë dhe gjithashtu në Universitetin Princeton dhe Harvard Law School para se të punonte në Sidley Austin LLP, në një nga gjashtë firmat më të madh ligjore në SHBA.
Ajo do patate të skuqura – Është e vërtetë. Në vitin 2008, shoqja e saj Valerie Jarrett, e cila tani është këshilltare e lartë e Presidentit Obama, ka thënë: “Sa herë që ne ishim në rrugë dhe kishim pasur një ditë të gjatë ne do të kërkonim një mënyrë që të konsumonim patate të skuqura dhe, në qoftë se do të ishin të mira ne me të vërtetë merrnim një hamburger me djathë për të shoqëruar patatet tona! “thotë Jarrett.
Ende gjen kohë për “natën e vajzave” – The Washington Post ka raportuar në vitin 2013 se Michelle Obama kishte qenë në të paktën në 46 vende argëtuese në Uashington. Në këto vende është e vështirë të shkosh kur je një njeri i famshëm.
Ajo nuk del me Obamën nëse ai nuk luan basketboll kundër vëllait të saj– Kur Michelle u takua me Presidentin Obama, atëherë student në vitin 1988, ai ishte një praktikant në firmën e saj ligjore dhe ajo ishte këshilltarja e tij. Ajo i kërkoi vëllait të saj, Craig Robinson, për të luajtur një lojë basketbolli me të për të parë aftësinë e Obamës. Robinson tha se nuk ishte për të parë një lojtar aq të mirë. “Barack dhe Michelle kanë filluar të dilnin disa muaj para se të martoheshin në vitin 1992.
Burimi: Share.America.Gov/Përshtati: Redjon Shtylla