5 instalacionet më të famshme në botë gjatë 2014-s

Instalacioni është një lloj arti i veçantë, e gjatë vitit 2014 ka pasur prezantime të jashtëzakonshme, ku ndër më të veçantat janë shpallur 5 të tilla. 

Fujiko Nakaya mbështjell shtëpinë prej qelqi në një vello mjegulle

Shtëpia e njohur prej qelqi, e projektuar nga arkitekti Philip Johnson në 1949, u mbështoll me një shtresë të dendur dhe shpirtërore mjegulle, si pjesë e një instalacioni nga artisti japonez Fujiko Nakaya.

888.246 lulëkuqe në kullën e Londrës, për “Ditën e kujtesës”

“Dita e kujtesës” zhvillohet çdo vit më 11 nëntor në Londër dhe shënon fundin e Luftës së Parë Botërore, si dhe nderon Forcat e Armatosura të Commonwealth-it, që kanë rënë në krye të detyrës. Si simbol i kësaj sakrifice, artisti Paul Cummins vendosi në kullën e Londrës plot 888,246 lulëkuqe qeramike. Ato derdhen jashtë, nga një dritare mbi sipërfaqen e madhe me bar, që ndan vendin historik nga qendra e qytetit.

Olafur Eliasson krijon shtratin e lumit, brenda Muzeut të Artit Modern në Luiziana

Shtrati i lumit shpaloset gjatë gjithë krahut jugor të galerisë, në një sipërfaqe të përshtatur si lumë, duke krijuar një terren për një rrymë uji (me meandre) dredha-dredha.

Jason Decaires Taylor zhyt një skulpturë në Bahamas

Nëse zhyteni në bregdetin perëndimor në Bahamas, brenda thellësisë së ujit do të gjeni një skulpturë të pazakontë. Është një i ri, që duket sikur po mban të gjithë sipërfaqen me ujë.

Do Ho Suh përfundon serinë e apartamenteve të pëlhurës me ngjyra në Nju Jork

Në funksion të temave, ku trajton identitetin global, hapësirën publike kundrejt asaj private, kujtesën dhe zhvendosjen, artisti koreano-jugor paraqet një koleksion të dhomave dhe korridoreve nga kompleksi i tij i banimit në Nju Jork. 

SHKARKO APP